E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kurti dhe liderët e tjerë të Ballkanit ulen bashkë në Davos, Vuçiçi i vetëm

“Dialogu në Ballkanin Perëndimor” është tema e cila u diskutua nga liderët ballkanikë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, të enjten.

Aty u diskutua për nevojën për të gjetur qasje të reja për të ruajtur stabilitetin, për të krijuar kushte për të nxitur rritjen ekonomike të shteteve dhe nevojën për të zgjidhur mosmarrëveshjet e ngecura në rajonin e Ballkanit.

Nga pamjet e publikuara shihet se të gjithë pjesëmarrësit në sallën e takimeve ishin të ulur në karrige përballë njëri-tjetrit dhe në një rend.

Në mesin e pjesëmarrësve të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, si dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Të cekurit më lartë të gjithë ishin të ulur në ulëset e njëjta dhe në një vijë. Ndërsa, vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte i ulur vetëm në një ulëse mbrapa të gjithëve, dhe në duar e kishte një bllok shënimesh.

Kjo shfaqet në fotografitë e publikuara nga presidenti maqedonas Pendarovski në rrjetin social Facebook.

Pamje nga ky takim ka publikuar, po ashtu, edhe Rama por aty nuk duket Vuçiqi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota