Koalicioni Shqiptarët të Vendosur, të përfqësuar nga Kryetarët të subjekteve politike që janë pjesë e koalicionit, kanë shqyrtuar punën e deritanishme në Kuvendin e Malit të Zi në lidhje me grupin e punës e cila do të punonte në permirsimin e ligjislaturës zgjedhore dhe krijimin e besimit në proçesin zgjedhorë si dhe ka analizuar qëndrimet e deritanishme të partive politike të përfaqësuar në Kuvendin e Malit të Zi.
Çmojmë që vendimarrja konsensuale është thelbësore për ndërtimin e besimit ndërmjet pallëve si dhe mënyra më demokratike që të mbështeten ndryshimet e ardhëshme në ligjeslaturën zgjedhore.
Partnerët e koalicionit FORCA, UDSH dhe ASH vlersojnë që për arsye të ndërtimit të besimit në këtë proçes është e domosdoshme që përfaqësuesi i partive politike shqipëtare të marr pjesë në grupin punues.
Gjithashtu është ritheksuar që në vitin 2011 shqiptarëve është marr një drejtë e arritur, në formën e njësisë të posaçme zgjedhore, dhe që kjo është shansi që mangësitë evidente që u shfaqën në ligjin zgjedhorë në këto dy cikle zgjedhore përmirsohen. Aksioni afirmativë është shëndruar në të kundërtën e vet dhe ka paraqitë zvoglimin e përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi.



