E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kryetari Rugova priti në takim Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi

Republika e Kosovës​                                     Komuna  e Istogut

Republika Kosovo​        OpštinaIstok

Republic of  Kosova​  Municipality of Istog

_______________________________

Zyra për Komunikim dhe Informim

Njoftim për Media Nr. 14/2020

Istog, më 15.07.2020

Kryetari Rugova priti në takim Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi

Kryetari i Komunës Haki Rugova priti sot në takim  Ministren Vlora Dumoshi, e cila ishte e shoqëruar edhe nga zëvendësministri Engelbert Zefaj dhe një pjesë e stafit të MKRS-së, ku fillimisht u priten nga kryetari i  komunës, Haki Rugova, me të cilin diskutuan për projektet që po investon ministria e Kulturës në Istog si dhe mbarëvajtjen e tyre. Gjithashtu, u bisedua edhe për nevojat dhe problemet tjera që ka Komuna e Istogut, në resorët që i mbulon MKRS-ja dhe që janë të interesit të përbashkët .

Kryetari Haki Rugova, e falënderoi ministren për vizitën dhe për gatishmërinë e treguar për ta mbështetur me investime Komunën e Istogut, në projekte të cilat janë të nevojshme dhe në dobi të qytetarëve të kësaj ane. Ai tha se me ministren Dumoshi dhe stafin e saj kanë diskutuar për përfundimin e sallës së sportit në Istog dhe shumë e shumë projekteve tjera që po investohen në këtë komunë. “Dua ta falënderoj ministren Dumoshi për kujdesin ndaj Istogun sepse me marrjen e detyrës si ministren vizitën e parë e ka pasur në komunën tonë”, kujtoi kryetari Rugova.

Ndërkaq Ministrja Vlora Dumoshi tha se “Interesi i Qeverisë dhe plani programor i saj është i lidhur me zhvillimin e komunave të Kosovës. Në kuadër të kësaj, fushat e kulturës, rinisë dhe sportit, të cilat mbulohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes investimeve të saj në komuna, janë konform këtij plani. Ndër marrëveshjet e para që kam nënshkruar si ministre me komunat, ka qenë me komunën e Istogut. Lajmi më i mirë është që një prej projekteve që është tejzgjatur, salla e sporteve në qytet, po shkon drejt përfundimit dhe sipas planit deri në shtator ky projekt të kryhet. Ministrja Dumoshi foli edhe për projektet për sektorin e rinisë dhe porositi drejtuesit e komunës së Istogut që të inkurajojnë të gjithë të rinjtë e Istogut që të aplikojnë në programet që ka MKRS-ja për rininë, qoftë në programet e trajnimit për ndërmarrësi, në programet startup, e të gjitha thirrjet tjera. Ministrja ribëri të ditur që nga fondi 5 milionë euro që veç është paralajmëruar për MKRS-në, një pjesë do të ndahet edhe për rininë.

“Si ministri do të angazhohemi në maksimum duke bashkëpunuar edhe me komunat që të parandalojmë emigrimin e të rinjve jashtë vendit duke krijuar kushtet që të rinjtë të zhvillohen dhe të avancohen në vendin tonë”, u shpreh ministrja Dumoshi, edhe e cila u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë në thirrjet e ministrisë.

Kryetari Haki Rugova së bashku me Ministren Vlora Dumoshi inspektuan investimet të cilat po financon MKRS-ja në komunën e Istogut . Bëhet fjalë për projektet kapitale e Sallës së Qytetit në Istog, stadiumin “Demush Mavraj”, sallën e edukatës fizike në fshatin Vrellë, e që kalojnë vlerën financiare mbi një milionë euro vetëm për vitin 2020 si dhe “Memorialin Ibrahim Rugova”, objekt multifunksional i cili do të luajë edhe rolin e muzeut si një atraksion turistik i këtij qyteti.

Gjatë vizitës në Palestrën e Sportit të qytetit,  kryetari Rugova tha se ky projekt do të përfundoj shumë shpejt dhe si është mësë miri ndërkaq ministrja Dumoshi tha se Istogu e meriton një sallë të këtillë sepse ka traditë, sidomos në sport . “Sportistët e Istogut do të kenë një hapësirë moderne ku do të mund t’i zhvillojnë aktivitetet sportive e garat”, tha ajo mes tjerash.

Ndër projektet që do të përkrahen nga MKRS-ja në komunën e Istogut do të jetë edhe finalizimi i “Memorialit Ibrahim Rugova” ku gjatë vizitës së memorialit kryetari Haki Rugova tha së bashkë më Ministrinë e Kulturës në këto hapësira do tëbëhen hapësirë multikulturore ku do të jetë edhe një pjesë e trashëgimisë së muzeut dhe figurës së Ibrahim Rugovës i cili shumë shpejt do ta ketë edhe shtatoren në hapësirat e Memorialit lart në pllato, kërkova ndihmë edhe nga Ministrja Dumoshi që së bashku me të gjithë të bëjnë një projekt i cili do ta ketë funksionin shumë dimensional,  ku në këtë memorial të organizohen tubime kulturore, letrare të gjitha natyrave të kulturës, turizmit. Ky memorial do jetë pikë orientuese dhe e pakalueshme për çdo vizitor që vjen në komunën e   Istogut tha ndër të tjera kryetari Haki Rugova.

Ministrja tha se MKRS-ja në Istog është duke investuar dhe financuar edhe në fushën e trashëgimisë dhe vetëm në këtë vit janë duke u zhvilluar 8 projekte në gërmime e në restaurime.“Memoriali Ibrahim Rugova është një hapësirë e mrekullueshme multifunksionale e cila do të jenë në funksion për aktivitete të ndryshme kulturore e artistike. Ashtu siç u zotova në zyrën e kryetarit, bashkërisht do ta bëjmë konceptin muzeal ku do të mund të ekspozohen eksponatet e ndryshme pasi që Istogu përpos që ka bukuri natyrore është i pasur edhe me arkeologji”, theksoi ministrja Dumoshi, duke kujtuar se memoriali do të përfundojë me vënin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova, në qytetin e vendlindjes së tij.

Zyra për Informim- Komuna Istog,

Nr. Kontakti 049 766 476;

Vizitoni ueb-faqen e Komunës së Istogut: http://kk.rks-gov.net/istog/;

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota