E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kryeministri grek kërkon falje për situatën me zjarret

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar falje për dështim në luftën me zjarret pyjore në këtë shtet.

Qindra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret, të cilat kanë shtyrë mijëra persona të ikin nga shtëpitë e tyre, si dhe kanë shkatërruar dhjetëra prona.

“Ne mund të kemi bërë çfarë ka qenë e mundshme nga ana njerëzore, mirëpo në disa raste nuk ka qenë mjaftueshëm”, ka thënë Mitsotakis.

Tymi i dendur është duke u parë ende në Ishullin Evia, në verilindje të Athinës, që ka shkaktuar zjarret tash e një javë.

Dhjetëra shtëpi dhe hektarë pyje janë shkatërruar në zonën Evia.

Zemërimi publik është rritur në këtë shtet për shkak të përgjigjjes qeveritare, si dhe mungesës së pajisjeve adekuate për shuarje të zjarreve.

Mitsokasis ka thënë se “secili dështim potencial do të identifikohet”, ndonëse ka insistuar se zjarrfikësit kanë qenë në betejë me “fuqi natyrore që tejkalon fuqitë e tyre”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota