E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kosovë: Rreth 40 mijë veteranë të UÇK i marrin pensionet

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke paguar pensionet për rreth 40 mijë veteranë të UÇK-së.

Kjo shifër është bërë e ditur në raportin e punës së zëvendësministrit të punës Abdyl Imeri, të cilin ai e ka dorëzuar tek kryeministrit Ramush Haradinaj, raport të cilin ky i fundit ua kishte kërkuar zv.ministrave.

Sipas tabelës të cilën e ka dorëzuar zv. ministri tek Kryeministri janë 38 mijë e 253 veteranë që marrin pensionin dhe 1 mijë e 663 familje të tyre.

Në këtë skemë janë të përfshirë edhe 2 mijë e 469 familje të dëshmorëve; 5 mijë e 220  familje të viktimave civile; 437 familje të të zhdukurve; 178 familje të invalidëve të luftës pas vdekjes; 125 familje të invalidëve civil pas vdekjes; 2 mijë e 254 invalid civil të luftës; 3 mijë e 544 invalid të UÇK-së; 83 kujdestar për invalid të luftës dhe 45 kujdestarë për invalid civil.

Rritja e numrit të veteranëve përveç që ka ngarkuar buxhetin e shtetit, ka nxitur reagime edhe te veteranët e vërtetë të cilët ankohen se ky manipulim, ka bërë që kontributi i tyre në luftë të dëmtohet nga disa që nuk kanë qenë në luftë fare.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota