Në Bajgorë në veri të Kosovës u vunë në punë 27 turbina eolike. Projekt ky i realizuar me investim gjerman.
Parku i energjisë eolike në Kosovë i inaguruar (11.03.2022) në prani edhe të ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, është ndërtuar me mbështetjen gjermane. Investimi total arrin në në 170 milionë euro.
Felix Cornelius, përfaqësues i kompanisë SOWI, deklaron, se: “Ky është një projekt i energjisë së erës dhe prodhon energji elektrike vetëm kur fryn erë. Kjo është arsyeja pse ideja dhe strategjia jonë është që të përpiqemi të ndërtojmë një kombinim. Për shembull shumë projekte diellore. Kur në jug ka diell, ne prodhojmë energji atje, edhe nëse nuk fryn erë këtu. E njëjta gjë ndodh anasjelltas.”
Baerbock: Diplomaci e re e klimës




