SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar këtë të premte se Kosova nuk do ta ketë të lehtë anëtarësimin e saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Sipas tij kjo për shkak të kundërshtimit të fortë të Spanjës dhe tashmë edhe Hungarisë. Ndërsa ka shtuar se në këtë çështje asgjë nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.
Aleksandër Vuçiç: Ata mund të pranohen në NATO, por nuk do ta kenë lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria.
Ndërsa anëtarësimin e Kosovës në Këshillin ERuropës Vuçiç e cilësoi si një turp më vete.



