E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kosova merr zyrat e doganës në Durrës, funksionale nga 1 janari 2019…

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se në kuadër të bashkëpunimit mes dy qeverive, me datë 7 dhe 8 dhjetor në Tiranë dhe Durrës janë takuar Drejtori i Përgjithshëm të Doganës së Kosovës Bahri Berisha, me Drejtoren e Përgjithshme të Doganës së Shqipërisë Belinda Ikonomi.

“Gjatë këtij takimi së bashku me grupet e punës nga të dyja Admnistratave është diskutuar mbi procedurat teknike për hapjen e zyrës Doganore të Republikës së Kosovës në portin e Durrësit” njofton zyra e shtypit e Drejtorisë së Doganave.

Krahas takimeve u bë vizita në portin e Durrësit me të cilën u ndanë edhe zyrat dhe ambientet e punës, për punonjësit e Doganës së Kosovës, që do të kryejnë procedurat doganore të tranzitit.

“Hapja e kësaj zyre do të lehtësojë tregtinë, lëvizjën e shpejtë të mallrave dhe të pasagjerëve. Kjo pritet të reduktojë edhe kostot e bizneseve, si dhe do të ndihmojë që të rritet ekonomia e të dyja shteteve” vijon njoftimi. Procedurat në portin e Durrësit nga Dogana e Kosovës do të fillojnë që nga muaji Janar 2019.

SCAN

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota