E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kosova kërkon ndihmën e presidentit Biden për anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës të enjten i kërkoi presidentit amerikan Joe Biden që ta ndihmojë Kosovën të bëhet anëtare e NATO-s në një kohë kur Rusia po bën përpjekje për të destabilizuar Ballkanin.

Presidentja Vjosa Osmani i dërgoi një letër presidentit Biden, në të cilën thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është bërë një çështje jetike për Prishtinën.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Kosova, “shteti më pro-amerikan dhe pro-NATO-s në botë”, është i përjashtuar nga proceset e zgjerimit të NATO-s, tha ajo në një letër që e ka siguruar agjencia e lajmeve Associated Press.

Zonja Osmani i kërkoi presidentit Biden që të përdorë “udhëheqjen dhe ndikimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur dhe avancuar në mënyrë aktive procesin kompleks të anëtarësimit të Kosovës në NATO”.

Ndërsa sytë e botës janë përqendruar tek lufta shkatërruese në Ukrainë, presidentja Osmani thotë se “nuk duhet të harrojmë situatën e brishtë me të cilën përballemi në Ballkan”.

“Ne jemi të ekspozuar ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të minuar Kosovën dhe destabilizuar të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letrën dërguar Presidentit Biden.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota