E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Konsulli i Nderit, Avni Ponari, nderohet nga Perandori Japonez

Konsulli i Përgjithshëm i Nderit të Japonisë në Shqipëri, njëherësh dhe President i Sigal Uniqa Group Austria është nderuar me dekoratë të lartë nga Perandori i Japonisë.

Avni Ponari, vlerësohet për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në ceremoninë e dekorimit, ambasadori Makoto Ito përmendi edhe angazhimin e Ponarit në promovimin e kulturës Japoneze.

Makoto Ito: Jam i lumtur të nderoj zotin Avni Ponari, një nga miqtë e Japonisë këtu në Shqipëri me “Urdhrin e Ngritjes së Diellit, Rrezet e arta”. Dekorata akordohet nga Perandori japonez për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Është kënaqësia ime qe ta falënderoj Ponarin për punën e tij të shkëlqyer dhe për kontributin si Konsull Nderi në mënyrë të veçantë për nxitjen e bashkëpunimit.  Pa ndihmën e Zotit Ponari nuk do të ishin të mundura as takimet e Presidentit Meta me zyrtarë të lartë të Japonisë. Unë besoj se suksesi në marrëdhëniet mes vendeve tona mbështetet edhe në punën e njerëzve si zoti Ponari.

Vlerësim por edhe përgjegjësi i cilësoi 10 vitet si Konsull Nderi, Avni Ponari, teksa tha se ka sjellë në Shqipëri praktikat më të mira japoneze të të bërit biznes.

Avni Ponari: Jam i nderuar për këtë dekoratë, dhe që përfaqësoj Japoninë në tokën e arbrit. Marrëdhënia e dy vendeve tona është e shkëlqyer dhe me marrjen e kësaj dekorate do bëj më të mirën në lidhje me bashkëpunimet ndërmjet dy shteteve në të ardhmen.

Dekorata “Urdhri i Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta” është ndër më të lartat që akordohet nga Perandori japonez për personalitetet e huaja që kanë dhënë një kontribut të çmuar në fuqizimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore. / Tv Ora News /

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota