E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Komisioneri për Zgjerim i BE-së viziton sot Malin e Zi

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, viziton sot Malin e Zi, për të biseduar me kryeministrin e këtij vendi, Dushko Markoviq.

Të enjten, Varhelyi takoi në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili shprehu mbështetjen e tij për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, të propozuar nga Komisioni Evropian.

Kjo metodologji thuhet se do ta bëjë procesin e anëtarësimit në BE më të besueshëm, më të parashikueshëm dhe me gjithëpërfshirje politike.

Nëse miratohet nga vendet anëtare të BE-së, metodologjia e re do të aplikohet automatikisht për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Serbia dhe Mali i Zi, që tashmë i kanë nisur negociatat me Brukselin, do të mund të zgjedhin midis qasjes aktuale dhe metodologjisë së re.

Vuçiq tha se Serbia do të mund të përfitojë nga plani i propozuar, i cili u jep vendeve anëtare rol më të fuqishëm në bisedimet e anëtarësimit.

Varhelyi, i cili mori detyrën në dhjetor, tha se zgjerimi i BE-së me Ballkanin është “prioriteti i tij më i madh”.

“Në fund të mandatit tim, do të doja që së paku një vend i rajonit të jetë gati për anëtarësim”, tha diplomati hungarez.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota