E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Komisioneri Hahn ofron zgjidhje për të vazhduar dialogu në Bruksel

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, deklaroi se ka ofruar zgjidhje për çështjen e tregtisë mes Beogradit dhe Prishtinë dhe se po pret përgjigjen nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë.

Komisioneri Hahn, në një intervistë për televizionin N1, ka thënë se në Forumin Ekonomik të Davosit, ka biseduar me presidentët Thaçi dhe Vuçiq dhe se në detaje i ka njoftuar me propozimin e tij.

“Propozova që të bashkërendohen të gjitha çështjet përkatëse tregtare që kanë të bëjnë me Serbinë dhe Kosovën. Unë jam i gatshëm që ta drejtoj këtë bisedë dhe kjo do të ishte bazë për të supozuar që është i mundur vazhdimi i dialogut i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini “, tha Hahn.

Komisioneri Hahn në këtë intervistë tha gjithashtu se Thaçi dhe Vuçiq e kuptuan propozimin e tij dhe ditëve në vazhdim pret përgjigjen e tyre pozitive.

Ai shtoi se besonte se problemi mund të zgjidhej dhe se “dialogu i Serbisë dhe Kosovës mund të vazhdojë deri në fund të vitit”.

Serbia nuk po e vazhdon dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovën derisa autoritetet në Prishtinë të shfuqizojnë vendimin për tarifën 100 përqind për mallrat serbe.

Qeveria e Kosovës nuk po e shfuqizon masën pasi po kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i kanë kërkuar disa herë autoriteteve në Prishtinë, shfuqizimin e tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota