E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

KFOR: Të shmanget çdo përshkallëzim i ri në veri të Kosovës

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se mënyra e vetme për arritjen e paqes së qëndrueshme midis Prishtinës dhe Beogradit, është që palët të zgjidhin çështjet e tyre “përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri dhe që çështjet të zgjidhen në mënyrë paqësore, pasi dhuna nuk ka vend në rajon. KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë mandatin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, u tha në njoftimin e këtij misioni të NATO-s.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga 6 dhjetori, teksa janë regjistruar disa incidente të armatosura.

Më 10 dhjetor, serbët lokalë ngritën barrikada në veri në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi më 12 dhjetor se Pantiqit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ai dyshohet për “kryerjen e veprës penale terroriste”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Pantiq “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “janë sulmuar zyrtarë e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.

Teksa Policia e Kosovës ka rritur prezencën në veri, Serbia ka paralajmëruar se më 15 dhjetor do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë që të vendosë deri në 1.000 trupa policore dhe ushtarake në Kosovë. Serbi ka argumentuar se ka të drejtë të vendosë trupa në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Por, ekspertët kushtetues dhe të sigurisë, i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se bazuar në Rezolutën 1244 dhe në dokumente të tjera, Serbia nuk mund të dërgojë trupa në Kosovë.

Paralajmërimet për dërgimin e trupave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka parë si “kërcënim me agresion” nga Beogradi, ndërkaq presidentja Vjosa Osmani ka thënë se territorin e Kosovës nuk do të ketë më kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota