E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën më 7 shkurt

Seanca e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet një javë para përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, pikërisht me 7 shkurt kanë njoftuar zyrtarët e OKB-së për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

Mësohet se temë e debatit në seancën e ardhshme të KS të OKB-së për Kosovë që do të mbahet javën e parë të muajit shkurt do të flitet për dialogun Kosovë-Serbi, taksat e Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë, transformimin e FSK ushtri dhe kuptohet për serbët e Veriut të Kosovës, por jo dhe për luginën e Preshevës.

Derisa pala kosovare kërkon që pjesë e dialogut të jetë Amerika, në anën tjetër autoritet serbët kërkojnë që Rusinë dhe Kinën si aleate të Beogradit.

Manovrimet e BE-së me Kosovën në dialogun e Brukselit me Serbinë për Kosovën vazhdojnë.

Sipas shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogerini “çdo vendim mbi Kosovën duhet të kalojë përmes Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, çka pak a shumë dihen rezultatet këtu, nëse kemi parasysh atë se Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së ka shkruar.

Daçiç duke kritikuar Ramush Haradinaj ka thënë sot për televizionin serb se “Ideja e futjes së një taksi ishte bërë nga burrat e Thaçit (Kadri Veseli, Enver Hoxhaj) pa e idealizuar atë për shkak të thirrjes për ta shfuqizuar atë (“Ideju o uvođenju taksi izneli su Tačijevi ljudi, ne idealizovati ga zbog poziva da se ukinu“).

Daçiç tha se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë për thirrjet për të hequr tarifat për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota