E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

KËRKOJMË NGA AUTORITETET E SHKUPIT TA RIKTHEJNË LAVDINË E NËPËRKËMBUR TË NËNËS TEREZË

Shkupi këtyre ditëve është bërë epiqendra e një denigrimi të paparë ndaj figurës së Gonxhe Bojaxhiut, e Shenjta  Nënë Tereza, e pranuar gjithkund në botë si humanistja më e madhe që ka pasur deri më sot njerëzimi. Por çuditërisht, vetëm autoriteteve zyrtare të Shkupit, si duket po iu pengon fama dhe lavdia e Nënë Terezës, sepse s’ka si të shpjegohet ndryshe tendenca për ta denigruar atë maksimalisht, duke i fshirë dal ngadalë gjurmët e shtëpisë ku ajo para 110 viteve lindi dhe kaloi një pjesë të rinisë së saj.
Në vazhdën e këtyre denigrimeve, ditë më parë Qyteti i Shkupit e ndërmori një hap arbitrar, duke shkulur themelet e kësaj shtëpie dhe vendosur një park para pllakës përkujtimore të Nënë Terezës, me çka është pamundësuar qasja deri te kjo pllakë. Me këtë veprim të shëmtuar autoritetet e Shkupit pamundësuan çfarëdo lloj pelegrinazhi që mund të bëhet në vendin ku dikur ka qenë shtëpia e Nënë Terezës.
Prandaj ne fuqishëm e përkrahim Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe drejtorin  Dr. Skender Asani në sensibilizimin që po ia bën veprimeve të shëmtuara të autoriteteve zyrtare të Shkupit, duke kërkuar njëherësh edhe rikthimin e gjendjes ashtu siç ka qenë më parë – rivendosjen e themeleve të shtëpisë së lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, hapjen e një shtegu për pelegrinazh dhe vendosjen e gjuhës shqipe në pllakën përkujtimore.
Ne e inkurajojmë z. Asani që të vazhdojë me përpjekjet e tij këmbëngulëse e argumentuese në rikthimin e lavdisë së nëpërkëmbur të figurës dhe veprës së Nënë Terezës, sepse vetëm duke mbrojtur vlerat që na afirmojnë në botën e civilizuar, ne mbrojmë një kauzë të drejtë për të cilën ishte angazhuar gjatë gjithë jetës Nënë Tereza – që të jetë në shërbim të njerëzve pa krah, e me shëndet të dobët, në shërbim të zërave që bota e luksit dhe shfrytëzimit i kishte shurdhuar.

Askush nuk do ta besonte se pikërisht në vendlindjen e Nënë Terezës, sot dikush do të guxonte që të shkulte themelet e shtëpisë së lindjes së saj, në emër të një rirregullimi të ri urbanistik, i cili nuk është asgjë tjetër pos një diversion anticivilizues mbi vlerat që simbolizon emri dhe vepra e Nënë Terezës dhe gjithçka që lidhet me trashëgiminë e saj familjare.

Në emër të paraardhësve tanë, të cilët qysh para një shekulli Shkupin e kishin pjesë të kauzave të tyre liridashëse e  humane, kërkojmë me ngulm nga faktorët politik e institucional të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta rikthyer në gjendje paraprake kompleksin historik ku para 110 viteve kishte lindur Nënë Tereza, duke i rivendosur themelet e shtëpisë së saj të lindjes dhe duke hapur shtegun për pelegrinazh deri te pllaka përkujtimore, e cila gjithsesi duhet të jetë e shkruar edhe në gjuhën amtare të Gonxhe Bojaxhiut.

Perfaqesues i Familjes Ismail Qemajli,Qamil Ismail Vlora, Perfaqesues i Familjes Hasan Prishtina- Mehmet Prishtina,Perfaqesues i familjes Isa Boletini,Gazmend Boletini,. Per Gjurme Shqiptare Marin Mema,Kryetari i SHSHKSH – Shoqates se Shqiptarve te shperngulur nga trojete  veta z. Jahja Lluka,Perfaqesues i Malesorve te Tring Ismailit dhe Ded Gjo Lulit -Martin Berisha, Perfaqesues i familjes se Heroit Afrim Zhitija-Syle Zhitija,Perfqesues te Familjes se Heroit Hajrullah Murtezi-Terpeza,Ilir Murtezi,Perfaqesues i AFEDS-Shqiptareve te Medvegjes-Muharrem Salihaj, Flora Ferati Sachsenmaier dhe Shkelzen Boroci,Studiuesit Mark Palnikaj,Pjeter Meta, Aktivistet,Irfan Domnori dhe Elida Jorgoni.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota