Këngëtarja serbe, Ceca, ka rrëfyer momente nga martesa që ndodhi para 23 viteve me Arkanin, kështu duke treguar të gjitha detajet e organizimit të dasmës, por edhe më shumë.
“Nëse do të ishte gjallë, tani do e festonim 23 vjetorin e martesës”, tha Ceca në fillim të intervistës.
“Ajo ditë ishte planifikuar që të ndodhë atë muaj, dhe nuk mundesha të qetësohesha derisa nuk ishte e përfshirë në çdo detaj. Gjithçka doja të dija rreth organizimit të dasmës. Gjithçka ishte sipas zakoneve tradicionale serbe. Dua të jem e sinqertë, për disa nga ato zakone nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë. Isha e emocionuar, flisja me veten para se t’i mbyllja sytë disa net para dasmës. Isha vetëm 22 vjeçare dhe qëndrova para altarit me njeriun që unë e deshta më së shumti në botë. Mendova se tërë bota ishte e imja. Ishte gjithçka si një përrallë e vërtetë. Zelko u kujdes që gjithçka të shkonte sipas planit, ndërsa unë e motra ime merreshim me detajet”, ka thënë Ceca, shkruan alo.rs.



