E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kancelari i Austrisë, Kurz: Perspektiva europiane e Ballkanit është më e mirë se kurrë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, tha se perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor duket më e mirë se kurrë.

Ai i bëri këto komente në Budvë të Malit të Zi, teksa hapi një konferencë për ekonominë.

Kurz tha se është i sigurt se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë pas anëtarësimit të vendeve të Ballkanit.

“Këto nuk janë ëndrra; është rrugë reale”, tha kancelari austriak.

“Austria është e interesuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të futen në BE, por edhe për bashkëpunimin ekonomik”, tha ai.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se qytetarët e Ballkanit Perëndimor besojnë në BE.

“Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk hyjnë në BE, do të kemi një rajon të paqëndrueshëm”, tha Gjukanoviq.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota