E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Italianët do të vaksinohen falas kundër koronavirusit

Italia po planifikon vaksinimin falas të qytetarëve kundër koronavirusit. Diçka e tillë u konfirmua nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza. Ai tha se pritet që vaksina të mbërrijë në janar në Itali.

“MË në fund po shohim ‘tokë’. Kemi një rrugë të qartë drejt një porti të sigurt. Ka të ngjarë që vaksinat e para t’i kemi në dispozicion në janar. Vaksina e koronavirusit do të jetë në dispozicion falas.”

Sipas mediave italiane, për të siguruar një vaksinim efektiv dhe të shpejtë, do të kërkohet ndihma e ushtrisë.

Speranza tha se qeveria italiane ka mundësi të blejë 202 milion vaksina kundër COVID-19 nga kompani të ndryshme dhe po pret një licencë për t’i përdorur ato nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota