E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Italia në alarm! Emergjencë smogu në gjithë vendin

Italia është mbërthyer nga emergjenca e smogut. Ky i fundit ka kapërcyer tashmë rrafshinën padane, ku problemi është më kritik. Mungesa e erës dhe shirave ka bërë që situata të përkeqësohet në të gjitha lartësitë.

Në Romë janë ndaluar makinat diesel nga ora 7.30 minuta e mëngjesit deri në 10.30 dhe nga 16.30 pasdite deri në 20.30. Në Torino po ashtu është kufizuar trafiku deri të enjten. Ndërsa në Milano konfirmohen masa të nivelit të parë.

Nga Roma në Torino, nga Manza në Fierence, smogu ka kapërcyer limitet dhe çështja duket se rëndohet gjithnjë e më shumë. Autoritetet, përballë kësaj situate, janë të detyruar të marrin masa ekstreme, siç është bllokimi i makinave që ndotin më shumë dhe kufizimi i përdorimit të impianteve të ngrohjes.

Sipas zyrtarëve italianë, smogu po gjunjëzon mbi të gjitha Torinon, ku alarmi i kuq mund të kalojë në vjollcë, niveli më kritik i mundshëm, nëse ditët e ardhshme nuk do të ketë një përmirësim të kushteve të motit. Kjo do të detyronte autoritetet që të bllokonin edhe makinat euro diesel. Situata është delikate edhe në Toskanë. Përveç Fierences, smogu është shfaqur edhe në pisa dhe qytete të tjera. Në Romë ndërkohë, janë kthyer të dielat ekologjike.

Niveli i smogut është rritur edhe në lombardi, me Milanon që për të shtatën ditë radhazi ka qenë e veshur me gri./TCH

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota