E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Itali, tërhiqen nga tregu 2 llojet e pjatave plastike, shkak niveli i lartë i elementëve toksikë

Pjatat plastike një përdorimshe janë tërhequr nga tregu për shkak të nivelit të lartë të elementëve toksikë të përdorur gjatë prodhimit.

Tërheqja e pjatave është bërë me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë në Itali.

Bëhet fjalë për pjatat e firmës “Elios” dhe “Sea Party”, të prodhuar nga ‘T&M Trade & Marketing Srl’ në Bari.

Arsyeja e tërheqjes sipas ministrisë, është për shkak se materialet e përdorura për prodhim, nuk i përmbushin standardet e kërkuara.

Kështu në pjatat “Elois” u gjet përmbajtje e madhe polipropileni, dhe bëhet fjalë për ato me kod 1ELIOSFO8.

Për rrjedhojë u hoqën nga shitja lotet me kod, SEA PARTY: 1SEAPARTYFO10, 1SEAPARTYPI12, 700SEAPARTYFO, 700SEAPARTYPI, 500SEAPARTYFO28, 500SEAPARTYPI30;

ELIOS: 1ELIOSFO8, 1ELIOSPI10, 700ELIOSFO12, 700ELIOSPI14, 500ELIOSFO18, 500ELIOSPI20.

Po ashtu këshillohen konsumatorët që të mos përdorin pjatat plastike të denoncuara. Në rast se janë blerë më parë, këshillohet që të kthehen në dyqan dhe të kërkohet rimbursim.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota