E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Inkuadrimi i Diasporës Shqiptare në proceset politik bërëse në Atdhe dhe Vendlindje. Shembulli kroat.

Nga  Xheladin ZENELI – Amerikë

Nga shtetet ballkanike vetëm Kroacia ka përfaqësuesit e diasporës së vet në parlamentin kroat. Në shenjë respekti për kontributin e rëndësishëm që diaspora kroate ka dhënë në Pavarësinë e Kroacisë si dhe për kontributin e saj në përgjithësi, për shtetin e origjinës së vet, në vitin 1995 është aprovuar ligji për përfaqësimin e kësaj diaspore në organin më të lartë legjislativ të shtetit të tyre, me ç’rast është krijuar zona e posaçme zgjedhore dedikuar zgjedhësve të diasporës.

Numri i mandateve të Diasporës mund të shkoi deri në 6, por numri i saktë i këtyre mandateve përcaktohet pas çdo zgjedhjeje, mvarësisht nga numri i atye që votojnë jashtë, pra në vendet e tyre rezidente.

Megjithëse me vonesë, kohëve të fundit po flitet për një përfaqësim të tillë dhe po dalin në sipërfaqe edhe iniciativa konkrete zyrtare nga ana e dy shteteve tona .

Inkuadrimi i Diasporës Shqiptare në proceset politik bërëse në Atdhe dhe Vendlindje jo vetëm që është i nevojshëm por edhe i domosdoshëm.

Përfaqësimi i Diasporës, jo vetëm në kuvendet qendrore të Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe jashtë shteteve tona administrative, në kuvendet e vendbanimeve (komunave) ku shumicën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët,  do të ishte një fillim i mbarë në këtë drejtim dhe nëse realizohet me qëllime të mira dhe pa  interesa të caktuara, do t’i shërbente në rend të parë në mënyrë pozitive marrëdhënieve Diasporë-Atdhe si dhe do t’i jepte Diasporës të drejtën e inkuadrimit të saj në marrjen e vendimeve të përbashkta që kanë të bëjnë me të ardhmen e popullit dhe Atdheut tonë.

__________

Titulli redaksional i Limit.al

Xheladin ZENELI është i Anës së Malit, i një treve etno-historike shqiptare nën Malin e Zi. Ka qënë deputet shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi. Tani jeton e veprimtaron në New York të Amerikës, me zemrën e penën e tij, me Shoqërinë Civile, etj. për të mirën e Kombit Shqiptar, për trojet etnike shqiptare nën Malin e Zi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota