E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

HILMI GASHI I DRENICËS, NË GJERMANI, NDEROHET ME ÇMIMIN E LARTË “AHMET KRASNIQI” ​

Nga Rali LURA

Pas “Takimit të Tiranës” (4 mars 2019) e ”Takimit të Gjakovës” (26 prill 2019), “Gazeta e Alpeve” organizoi edhe “Takimin në Plavë-Guci”, te Bar-restorant “Krojet” në Vuthaj, më 1 gusht 2019, ku merrnin pjesë gazetarë e publicistë, studiues, poetë e shkrimtarë, veprimtarë atdhetarë, politik e kulturor, personalitete të fushave të ndryshme shqiptare nga  Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Sanxhaku Shqiptar, nga diasporat shqiptare në Amerikë, Europë, etj.

Nderonin me mirëseardhjen e tyre dhe z. Genci Nimanbegunë Ulqin e Podgoricë–Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi; ambasador Flamur Gashi–këshilltar për Rajonin e Diasporën i Presidentit të Shqipërisë; dr. Islam Lauka–ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, pedagog, analist, drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike; Nikollë Camaj në Tuz–kryetar i LDSH, veprimtar politik, arsimor e kulturor i shqiptarëve në Malin e Zi; Ramiz Lushaj– kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” dhe drejtor ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë; Azgan Haklaj–Mjeshtër i Madh–president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar; Ali Daci–themelues e drejtues i Manifestimit Tradicional Letrar “Ora e Maleve” në Rrozhajë dhe zv/kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun; Zek Nokshiqi– zv/president i Qëndres Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas; Ismet Azizi-kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”; Skënder Thaçi–koordinatori kryesor i Shoqatës Bamirëse “Albania-Austria Partnerschaft”; Adem Lushaj– drejtor i Shoqatës të Intelektualëve të Pavarur në Deçan; aktori e regjisori Gjon Nikolla – Mjeshtër i Madh, etj.

Fjalën Përshendetëse e mbajti Hasan Selimi, antar i Bordit Drejtues të “Gazeta e Alpeve”, publicist, poet, shkrimtar, studiues, teolog, “Ambasador i Paqes”, anëtar i akademive -ASHSHA të New Yorkut dhe AMSH në Tiranë.

Në këtë “Takim i Plavë-Gucisë” u ndanë disa mirënjohje të ndryshme.

Me Çmimin e lartë “Ahmet Krasniqi” u nderua veprimtari atdhetar e kulturor, Veterani i Luftës së Kosovës, koordinatori i Gazetës së Alpeve në Gjermani e Drenicë, publicisti HILMI GASHI, mik, bashkëluftëtar e bashkëpunëtor i afërt i kolonel Ahmet Krasniqit – Hero i Kombit.

Çmimin e lartë “Ahmet Krasniqi” zotit Hilmi Gashit të Drenicës, i ardhur nga Gjermania, ia dorëzoi dr. Naim Dedushajnë Prishtinë- ideator, bashkëthemelues e koordinatori kryesor i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë.

Kolonel Ahmet Krasniqi – Hero i Kosovës e Kombit, ka qënë ministër i Mbrojtjes i Kosovës e Komandant i FARK-ut, pjesmarrës ballor e ushtarak prijatar në Luftërat e Kroacisë e të Kosovës kundër rregjimit jugosllav të Millosheviçit, është autor i dhjetra punimeve studimore e publicistike të botuara në shtypin shkencor, gazeta e revista në gjuhën shqipe e të huaja, me kontribut në fushën e mediave.

Në fjalën e tij shkrimore atdhetari, veprimtari e publicisti i mirënjohur, Hilmi Gashi, tha, ndër të tjera,  për të pranishmit e mediat: “Më lejoni t’ju sjell përshëndetje të përzemërta nga Diaspora Shqiptare, nga Gjermania mike, nga Diaspora e jonë Shqiptare, e cila vetëm figurativisht është një pjesë e ndarë nga trojet shqiptare, ndërsa shpirtërisht jemi gjithmonë pranë Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe Kombit tonë Shqiptar.

Përshëndetje të veçanta nikoqirit të këtij evenimenti të rëndësishëm e mjaft domethënës, me vlera kombëtare, organizuar në krahinën historike, kulturore e turistike të Plavë-Gucisë, pasi ky takim është shumë i veçantë për mua personalisht se më kthen pas 37 viteve në këtë vend të bekuar nga Zoti e të nderuar nga njerëzit e saj në histori e ardhmëri.Ishte viti 1982, kur për herë të parë e vizitova Plavën dhe Gucinë. Gjatë asaj kohe ishte në ndërtim hoteli buzë liqenit të Plavës, emrin e të cilit e kishte gjatë asaj kohe, aty afër një pike të vogël karburanti dhe pak metra larg një shtëpie të vjetër kulture. Në oborrin e objektit, asokohe në ndërtim, ishte një vinç i lartë, në të cilin nuk vonoi shumë dhe u ngrit Flamuri ynë Kombëtar me Shqiponjën Dykrenare dhe filloi të valvitej aq bukur sa që  them se e zbukuroi edhe gjithë Plavën. Gjatë asaj periudhe kohore, nëse s’kam harruar, ishte komandant i Policisë në Plavë një shqiptar, tamam malësor i gjatë, por dhe trim e i ngritur kombëtarisht, me emrin Sherif e që me ndihmën e tij i kaluan problemet që u paraqitën gjatë asaj kohe. Nëse ai është akoma në këtë botë unë, nga këtu, i përcjell përshëndetjet e mia të përzemërta dhe e falenderoj për burrërinë e trimërinë që ka treguar gjatë asaj kohe.

Dhe në përfundim, më lejoni t’i falënderoj Botimet Tropojadhe Gazetën e Alpeve Shqiptare që më ndau këtë Mirënjohje të lartë, këtë çmim kaq të madh e të nderuar, Çmimin “AhmetKrasniqi”, të kolonelit të luftës e të paqes, të komandantit e ministrit tim të Mbrojtjes në Kohën e Luftës së fundit të Kosovës, që më frymëzoi me shembullin e tij në punën e kontributet e mia për lirinë, pavarësinë e shtetësinë e Kosovës e Çështjen Kombëtare Shqiptare, që e pata dhe një mik të mirë e të afërt në ditët e vështira të Luftës së Kosovës, ndaj ky Çmim i lartë më nderon dhe në ditët e paqes, në jetën time. Të përjetshëm kujtimi e vepra e kolonelit Ahmet Krasniqi, ish-ministër i Mbrojtjes së Kosovës, Hero i Kombit.

Të nderuar malësore dhe malësorë të Plavë-Gucisë e të trevave të tjera shqiptare në Malin e Zi, ju falenderoj për durimin dhe pritjen tuaj! Rrespekt të përjetshëm për të gjithë ata që kontribuojnë për Çështjen Kombëtare Shqiptare! – e mbylli fjalën e tij përshendetëse.

Në “Takimin e Plavë-Gucisë” te “Krojet” në Vuthaj, folën e sollën përshendetjet e tyre edhe atdhetari e veprimtari kulturor Besnik Paci i Derës e Trungut familjar të Gjergj Fishtës së Madh, i nderuar me Çmimin “Agim Ramadani”; Binak Ulaj i Vuthaje– veprimtari atdhetar, ish i burgosur politik i rregjimitjugosllav, gazetari i njohur në Prishtinë e Kosovë; historianiPaulin Z. Zefi–drejtues i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore (Muzeu & Memoriali i Skënderbeut) në Bashkinë e Lezhës; veprimtari atdhetar, kulturor e humanitar Esad Gjonbalaj-ish president i FPG në Amerikë e drejtues i Portalit “Plava e Gucia Sot”; doktori i shkencave psikologjike e pedagogu universitar Jashar Demiri; etj.

Në “Takimin e Plavë-Gucisë” përshendeti me këngë për Gazeten e Alpeve Shqiptare, Plavë-Gucinë, Malësinë e Madhe e Mirditën edhe rapsodi i njohur Gjon Frroku nga Lezha, KeidaSelimi recitoi një poezi të gjyshit të saj, Hasan Selimi, etj.

“Gazeta e Alpeve” është pjesë e “Botimet Tropoja” dhe e Portalit Kombëtar Limit. Al, është gazetë rajonale ndërballkanike në hapësirat alpine në Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Sanxhak, me tematika e shtrirje etno-historike-gjeografike përgjatë brigjeve të Valbonës, Drinit, Moraçës, Limit e Ibrit.

“Gazeta e Alpeve” do të organizojë një Takim tjetër në Tiranë, më 12 shtator 2019, në 1-vjetorin e themelimit të saj, të botimit të numrit të parë të saj.

RALI LURA

Plavë-Guci, 4 gusht 2019

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota