E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

HARRY BAJRAKTARI NË AMERIKË DËRGON NDIHMA PËR 1 MIJË FAMILJE NË TROPOJË – Nga Ramiz LUSHAJ*

Dje në mbrëmje vonë ka mbrri në “Qytetin e Alpeve” ndihma humanitare me 25 tonë miell për 1 mijë familje më në nevojë të Tropojës, e dërguar nga shqiptaro-amerikani Harry Bajraktari- “Nderi i Kombit”, biznesmen humanist në New York, veprimtar i njohur i Cështjes Kombëtare Shqiptare.

Në ditën e sotme të 9 prillit, Myftinia e Tropojës si kordinatore lokale, me kryemyfti Eduard Demiraj, me një komision mbikqyrës, sipas listave zyrtare të familjeve të rregjistruara në nevojë, po vazhdon shpërndarjen e tyre amanetqare e misionare në zona e fshatra, me makina të porositura e përfaqësues të ngarkuar.

E gjithë ecuria e kësaj ndihme humanitare ka pasë dhe përkujdesjen e përfaqësuesit të z. Harry Bajraktari, të av. Rasim Hasanaj, ish-kryetar i KSHK, vllau i Azem Hajdarit- Heroit të Demokracisë.

Harry Bajraktari ndjehet e dëshmohet mjaft i lidhur me Malësinë e Gjakovës (Tropojën – Malësinë e Mirë) nga vet lidhjet e tij genetike të origjinës së kahershme të tij nga Geghyseni- “Nderi i Kombit”, një nga rrugët kryesore e të bukura të qytetit Bajramcurri e mban emrin e tij, është i shpallur “Qytetar Nderi” i Tropojës, si dhe ka dhënë kontribute të herë pas hershme, ndër vite, për Tropojën.

Harry Bajraktari është i pari shqiptaro-amerikan, që në këtë kohë të kësaj gjendje emergjence, fatkeqësie natyrore, dërgon ndihma humanitare në Tropojë, por së shpejti do të vijnë ndihma të ndryshme ushqimore edhe nga të tjerë shqiptarë në Amerikë, të cilët kanë lidhjet e tyre me Tropojën e historisë, kulturës, turizmit, këtë bashki kufitare me Kosovën e Malin e Zi. Ndaj me të drejtë fotoreporteri tropojas Dedë Harusha m’i thoshte në telefon vargjet e njohura noliane: “Mbahur nëno mos kie frikë/se ke djemtë në Amerikë”.

Mirënjohje të gjitha atyre që i gjenden pranë Tropojës e Shqipërisë në këto kohë të vështira të kësaj pandemie të rëndë globale.

_______

*Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” e Portalit Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota