Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se Kosova mund të marrë votë pozitive për liberalizimin e vizave, në qoftë se bëhet pjesë e agjendës së Mbledhjes së Këshillit të Ministrave në dhjetor të këtij viti.
Haradinaj i ka bërë këto deklarata pas mbledhjes së Qeverisë, duke thënë se të gjitha palët po punojnë rreth lobimit për futjen në agjendë të kësaj çështjeje.
“Kemi ende punë, kemi bërë disa kontakte, me kryetarë të qeverive për mundësinë për të hyrë në agjendë. Unë do të jem në Vjenë gjatë kësaj jave, do ta kem mundësinë edhe njëherë të bisedoj me kancelarin Kurz, për shkak që Austria kryeson me Bashkimin Evropian. Por, do të vazhdojmë të gjithë, presidenti, ministrja e Integrimeve, ministri Hoxha, jemi në punë për të hyrë në rend dite”, ka thënë ai.



