E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Haradinaj: Kosova e përkushtuar në luftimin e ekstremizmit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova është e përkushtuar në luftimin ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.Këtë zotim, ai e dha gjatë takimit me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco.

“Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj që të parandalojë dhe luftojë ekstremizmin në vend dhe ky angazhim do të vazhdojë”, tha Haradinaj, sipas njoftimit të Kryeministrisë.

Haradinaj e përmendi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL si mundësi që sipas tij, do ta ndihmonte jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin dhe Bashkimin Europian në fuqizimin e sigurisë.

Marocco, në anën tjetër, vlerësoi, siç thuhet në njoftim, të arriturat në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e SHBA-së për të ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset e rëndësishme.

Ai e çmoi angazhimin konkret të Kosovës në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit, thuhet në njoftim./REL/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota