E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Hapet rruga e liberalizimit të vizave – Ditë e shënuar për kosovarët

Në Bruksel në prani të presidentit Thaçi komisioneri europian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos dha vlerësimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për liberalizimin.

Brüssel Kosovo Delegation bei Mogherini (Getty Images/AFP/S. Lecocq)

18 Korriku ishte dita e Kosovës në Bruksel. Një delegacion kosovar me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli e disa ministra u takua me të ngarkuarën e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Më pas u zhvillua takimi i presidentit Thaçi me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, i cili nuk solli asnjë rezultat.

„Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për liberalizim”

Po të mërkurën në orët e mbasdites u bë publik vlerësimi pozitiv i Komisionit Europian për liberalizimin e vizave të BE me Kosovën. Në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, komisioneri europian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos dha vlerësimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Jam i kënaqur tha ai, që t’iu njoftoj për punën e mirë që ka bërë Presidenti dhe ministrat. „Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për liberalizim.”

Dimitris Avramopoulos (picture-alliance/Photoshot/M. Lolos)

Dimitris Avramopoulos

Ajo që mbetet tani është vendimi i Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së që ta pranoj dhe përmbyllë këtë vlerësim pozitiv, tha Avramopoulos. Parlamenti Europian pritet të vendosë në fund të gushtit për liberalizimin. Komisioneri Avramopoulos u shpreh se „ky është hapi i parë për liberalizimin e vizave, ne do të dërgojmë tani vlerësimet tona në institucionet e tjera të BE-së. Por së bashku do të kalojmë edhe sfidat e fundit të liberalizimit.„Sa më parë të kryhen këto detyra, aq më shpejt do të munden qytetarët e Kosovës të lë vizin pa viza.

Kemi kryer detyrimet në një kohë të vështirë

Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili takua të mërkurën edhe me presidentin Vuçiq në Bruksel, në një takim pa rezultate, theksoi rëndësinë  e kësaj dite për popullin e Kosovës. Ky është një lajm nga më të mirët në dekadat e fundit, tha ai. Thaçi falënderoi Avramopoulo për mbështetjen në këtë rrugëtim jo të lehtë për Kosovën, siç tha ai. „Ky është një hap shumë i rëndësishëm në integrimet për në BE. Ne kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe ka qenë e merituar duke kryer detyrimet në një kohë të vështirë.”

Presidenti i Kosovës, theksoi se kjo arritje e Kosovës ishte falë unitetit dhe punës së përbashkët. „Vetëm të bashkuar do të arrijmë edhe qëllimet e tjera.” Thaçi theksoi se  jemi partnerë në sfidat e BE-së, dhe jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi.(DW).

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota