Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, kërkoi që mediat në Ballkanin Perëndimor të ndihmohen me mbështetje financiare dhe tha se për lirinë e mediave dhe mbrojtjen e gazetarëve nuk janë të mjaftuesheme vetëm ligjet, por edhe gjyqësori efikas dhe i pavarur që garanton zbatimin e këtyre ligjeve.
Strategjia e BE-së për Ballkanin Perëndimor ka krijuar dinamikë të re në perspektivën evropiane të rajonit dhe procesi i zgjerimit “ka marrë një vrull të ri pozitiv”, por ky, fatkeqësisht, nuk është rasti edhe te liria e mediave, tha Hahn në Shkup, teksa hapi konferencën dyditore “BE-Ballkani Perëndimor: Ditët e mediave”.
Hahn po ashtu tha se mediat mund t’i kontribuojnë pajtimit në Ballkanin Perëndimor, duke iu kundërvënë stereotipeve dhe polarizimeve.



