E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Greqia rrit pagën minimale në 780 Euro

Nga 1 prilli, paga minimale në Greqi do të rritet në 780 euro. Lajmin e bëri të ditur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pas mbledhjes së qeverisë.“Nuk kam iluzione, e di që në vendin tonë rrogat janë ende të ulëta. E dëgjoj gjatë gjithë kohës sidomos nga të rinjtë dhe të rejat që e kanë të vështirë. Kjo rritje e re padyshim nuk e zgjidh problemin, por është një lehtësim i konsiderueshëm dhe mbi të gjitha tregon synimin tonë për të rritur pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat“

Ndër të tjera, Mitsotakis tha se ekonomia greke është në zhvillim dinamik dhe se papunësia është në rënie.

“Në të njëjtën kohë, dua të theksoj se ekonomia greke është në një zhvillim. Prandaj tani është koha për të mbështetur punëtorët me një rritje të guximshme të pagës bazë“

Duke kujtuar rritjen e pagës minimale në Greqi në 650 euro, kryeministri grek theksoi se kjo është një rritje prej 9.4%, e treta radhazi gjatë qeverisjes së tij.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota