Numri i të prekurve nga Covid19 në Tetovë arriti 15. Në vetizolim janë 240 qytetarë ndërsa 26 të tjerë kanë treguar simptoma të virusit.
Megjithatë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi thotë se situata mbetet stabile dhe se aktivitet për dezinfektim janë rritur si dhe ato për familjet e rrezikuara. “Do të presim që të përmirësohen kushtet e motit, ndërsa nga e premtja besoj se do të kemi kushte dhe do të vazhdojmë me dezinfektim. Ne insistojmë të ketë shumë testime në mënyrë që të kemi numra të saktë. Janë bërë 70 testime dhe kjo do të vazhdojë”, thotë Arifi.
Gjatë ditëve të fundit është rritur numri i personave që ndodhen në karantinë në Kodrën e Diellit. Bëhet fjalë për 150 shtetas të Maqedonisë së Veriut që kanë ardhur nga vendet evropiane dhe që ndodhen në tre hotele.



