E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjashtë milionë italianë do të vaksinohen deri në fund të marsit

Deri në fund të marsit 6 milionë italianë do të vaksinohen”, kështu u shpreh Komisioneri i Urgjencës Domenico Arcuri për mediat italiane.

Gjithashtu ai theksoi se kontratat shtesë të nënshkruara nga BE me Pfizer dhe Moderna do të bëjnë që të arrijë të vaksinohen 6 milion qytetarë në Itali.

Arcuri më tej theksoi se gjatë vitit Italia do të marrë 60 milionë doza, të cilat do të mundësojnë vaksinimin për 30 milionë persona, shkruajnë mediat në Itali.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore në Itali raportuan 18, 627 raste të reja me koronavirus, ndërsa 361 persona humbën jetën.

Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe te respektojnë protokollin e sigurisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota