E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

GËZUAR DITËLINDJEN, ZEK NOKSHIQI i PLAVË-GUCISË, i MALËSISË SË GJAKOVËS, i TEKSASIT NË SHBA…!

Gëzuar Ditëlindjen djali i Nokshiqit legjendar të historisëkombëtare, lindur e rritur në Malësi të Gjakovës, prej dekadash në Teksasin e Bushëve të Amerikës!

Çmohet lart Shqiptarisht e Kombëtarisht kontributi Yt për Kombin Tand:

-Si nënkryetar i Qëndres Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas (SHBA), që këto ditë ndërmorët edhe nismën tjetër: Aksionin për të Ndihmuar të Prekurit nga Tërmeti në Shqipëri!

– Si nismëtari punëmiri e punëkryemi i Aksionit Humanitar Kombëtar drejt përfundimit për Rregullimin e Varrezave të Nokshqit legjendar në Plavë-Guci, pasi Beteja e Nokshiqit në kohën e Lidhjes së Prizrenit është “Parathënia” e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorën e 1912-tës; beteja ku për herëtë parë e të vetme Shqiptarët luftuan kundër 7 Fuqive të Mëdha të Kongresit të Berlinit e dy principatave fqinjë ballkanike, beteja që për herë të parë u ngrit në front lufte masive tëorganizuar Flamuri Kombëtar Shqiptar...

-Si veprimtar atdhetar e kulturor i kahershëm dhe i përhershëm, humanist, i vlerësuar me Çmimin e Madh “Dardania” (1 gusht 2019, në Plavë-Guci).

–  Si Kordinator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i “Gazeta e Alpeve”- Gazetë Rajonale, PanShqiptare, NdërBallkanike.

Gëzuar Ditëlindjen Tuaj në Ditën e Pavarësisë në Teksasin e Bushëve në SHBA, e cila përkon dhe me Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe me Mbramjen e Madhe Festive të Shqiptarëve të Teksasit të Amerikës, në mbrëmjen e sotme, për Ditën e Flamurit tonë Kombëtar Shqiptar!

Redaksia e “Gazeta e Alpeve”

Tiranë, 28 nëntor 2019

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota