E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

FTESË/ TË BËHEMI PJESË E AKSIONIT PËR “SKIVJANIN E PASTËR”

–Në kuadër të Aksionit për “Gjakovën e Pastër”

Shoqata “Skivjani” në Zvicër është vënë në dijeni se Komuna e Gjakovës edhe këtë vit ka shpallur të hapur aksionin për “Gjakovën e pastër”.

Duke marrë shkas nga ky aksion i ndërmarrur nga Komuna e Gjakovës, Shoqata “Skivjani” fton Këshillin e fshatit, qytetarët e Skivjanit, shkollen e mesme të ulët dhe të gjithë të rinjtë e të rejat e fshatit tonë, që të organizuar ta bëjnë në tërësi pastrimin e fshatit tonë të bukur e të dashur.

Po ashtu Shoqata “Skivjani” fton të gjitha bizneset e fshatit, edhe ato të mërgatës, që të bëhen pjesë e aksionit në fjalë, për “Skivjanin e pastër”.

Shoqata “Skivjani” po e diskuton pjesmarrjen e vet me Këshillin Lokal në Skivjan, për të participuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e fshatit tone nga ana financiare.

Të nderuar qytetarë të Skivjanit, në Skivjan dhe në Mërgim:

Shoqata jonë, kryesia e saj, kërkon nga të gjithë njerëzit vullnetmirë në Skivjan që përpos punës së tyre individuale, të vëjnë në shërbim të këtij aksioni edhe mjetet motorike që janë të nevojshme për pastrimin e hapësirave publike në Skivjan.

Nga mërgimtarët kryesia e Shoqatës “Skivjani” kërkon që pa u vonuar ta kalojnë në fondin e Shoqatës antarësinë për vitin2021, që pastaj Shoqata “Skivjani” të mund ta mbështesë jo vetëm pastrimin e fshatit, por edhe mirëmbajtjen e tij.

Duke u bërë bashkë edhe qytetarët e Skivjanit që do të bëjnë pastrimin e fshatit të tyre, kurse mërgimtarët e Skivjanit duke paguar antarësinë e tyre për vitin 2021 atëherë të gjithë së bashku do të bënim edhe nji punë të mirë për veten dhe vendin tonë!

Na priftë e mbara!

KRYESIA E SHOQATËS “SKIVJANI”

Bashkim KASUMAJ

Kryetar i Shoqatës

____

Zürich, 07.04.2021

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota