“Në Ballkan, rivizatimi i hartave iu shërben politikanëve, jo qytetarëve”. Kështu nis një artikull i publikuar në “Foreign Affairs”, i cili i dedikohet temës së ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, e hapur nga zyrtarë të lartë serbë dhe presidenti Hashim Thaçi.
Revista e njohur amerikane që trajton politikën e jashtme amerikane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare shkruan për propozimin e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për ndikimin që kjo do të kishte tek banorët e të dyja vendeve që jetojnë në zonat e kontestueshme.
Një gusht, liderët politikë në Kosovë dhe në Serbi propozuan të zgjidhin problemin e gjatë mes dy shteteve përmes shkëmbimit të territorit; komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës do të hynin nën administratën e Beogradit, ndërsa qytetet e jugut të Serbisë t’i takonin Prishtinës, shkruan FA.



