E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Fëmijët e vrarë gjatë luftës përkujtohen me ndezjen e 1133 qirinjve

Në kuadër të shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, përvesh shumë aktiviteteve tjera shtetërore, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, janë ndezur 1133 qirinj, po aq sa u vranë në luftën e fundit në Kosovë.

Në shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kanë marrë pjesë krerët e shtetit dhe anëtarët e kabinetit qeveritar.

Kryeministri Albin Kurti u tha fëmijëve që ishin prezent se dhimbja është e thellë por lumturia e fëmijëve i mund të gjitha.

“Sakrifica e popullit tonë është e madhe, plagët e luftës janë të thella, është e pafundme dhimbja, mirëpo gëzimi dhe lumturia juaj nuk ka pikëllim që nuk e mund. Kur ne ju shohim juve zemra na bëhet mal“, tha ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se rënia e këtyre fëmijëve, ka qenë sakrifica më e madhe për lirinë tonë.

“Për secilin prej nesh nuk ka gëzim më të madh se kur shohim potencialin e jashtëzakonshëm që e keni. Sot jemi këtu për të përkujtuar 1133 fëmijë që kanë dhënë jetën në mënyrë që sot ne të jetojmë të lirë në shtetin tonë të dashur. Kujtimi për ta do të rrojë përherë, sepse kjo ka qenë sakrifica më e madha për lirinë tonë”, ka shtuar ajo.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota