E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Fajnenshëll Tajms”: Rusët kanë “blerë“ protestat kundër emrit në Greqi

Tentim për blerjen e organizatave djathtiste dhe përfaqësuesve kishtarë në Greqi për të protestuar kundër marrëveshjes për emrin është njëra prej arsyeve që Athina zyrtar dëboi diplomatë rusë, publikoi gazeta “Fajnenshëll Tajms”.

Sipas asaj që e transmetojnë mediat greke, burim i informacioneve është një diplomat i lartë anonim grek, ndërsa ngjarja të cilës i referohet ka ndodhur në qytetin Aleksandropulis. Në tekstin e “Fajnenshëll Tajms” thuhet se diplomatët rusë kanë nxitur biznesmenë rusë në qytet që t’u paguajnë pjesëtarëve lokal të kishës, organizatave kulturore dhe grupeve djathtiste, me qëllim që të rritin rezistencën ndaj marrëveshjes për emrin. Rasti ka dalë në sipërfaqe kur një ushtar grek ka lajmëruar rastin te eprori i tij.
Citohet edhe deklarata e diplomatit grek, që është burim në tekst:

“Rusët deshën t’i prishin negociatat. Intensifikuan ndikimin e tyre të zakonshëm në Maqedoni dhe Thraki”.
Vendimi i Athinës që të dëbojë diplomatë rus edhe sot komentohet nëpër mediat greke, si një ngjarje e ndjeshme. Në tekstet gazetareske nënvizohet se Athina nuk ka dëbuar diplomatë nga Rusia dhe vendet tjera të bllokut lindor as në kohën e Luftës së Ftohtë ndërsa Athina rëndom ka raporte të mira me Kremlinin.

Përderisa qeveria greke vetëm në mënyrë të përgjithshme njoftoi se shkak për dëbimin është edhe marrëveshja me Maqedoninë, rusët mbajnë qëndrimin se i tërë rasti nuk ka bazë në realitet dhe se Athina punon sipas diktatit të Uashingtonit. Pikërisht ministri i mbrojtjes së SHBA-së, Xhejms Matis, nga Zagrebi replikoi se rusët tentojnë të destabilizojnë këtë pjesë të Evropës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota