E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ernal Filo, shkarkohet nga pozita e ambasadorit të Shqipërisë në MZ

Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Ilir Meta, me DEKRET dhe me propozim të Kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama, shkarkoi nga funksioni i Ambasadorit fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë, në Mal të Zi, Ernal Filo.

Filo ishte në Mal të Zi, i emeruar si ambasadori i dytë i Shqipërisë, që nga vendosja e mardhënjeve diplomatike në mes dy vendeve.

Filo ishte i ngarkuar që nga 1 Dhjetori, i vitit 2014.

Sipas portalit “vijesti”, deri te lirimi nga funksioni erdhi për shkak të mos bashkepunimit të mirë me partitë shqiptare në Mal të Zi.

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Ernal Filo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Malit të Zi, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Portali Malësia.ME do të provojë të fitojë informacione të tjera për arsyen e shkarkimit nga detyra të ambasadorit Filo. /Malesia.Org/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota