E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Erdogan paralajmëron “luftë ekonomike” pas rënies së Lirës turke

Lira turke ka shënuar rënie rekorde të martën pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përforcoi mbështetjen e tij për uljen e normave të interesit, duke paralajmëruar se vendi ishte në një “luftë për pavarësi ekonomike”.

Monedha turke pësoi rënie drastike pasi aktualisht 13 lira shkëmbehen për një dollar, një rënie prej 15 për qind.

Turqia po përballet me krizën më të rëndë të monedhës së saj nga gushti i vitit 2018, kur vlera e lirës arriti në nivelet më të ulëta historike gjatë një mosmarrëveshjeje me presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Banka Qendrore Turke të enjten iu nënshtrua presionit të presidentit Erdogan dhe uli normën e saj nga 16 në 15 për qind, pavarësisht rritjes së inflacionit dhe devalvimit të shpejtë të monedhës.

Erdogan, një kundërshtar i hapur i normave të larta të interesit, e ka ndërtuar gjithmonë popullaritetin e tij mbi një reputacion të rritjes së fortë ekonomike dhe përmirësimit të të ardhurave të familjeve në të gjithë vendin.

Ai është i njohur për besimin e tij të fortë se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion në vend që të ndihmojnë në uljen e tij.

Udhëheqësi turk ishte i ashpër dhe mbrojti politikat aktuale në një fjalim drejtuar kombit pas një takimi të kabinetit të hënën.

“Ne shohim lojën lojën e atyre sa i takon monedhës, interesit dhe rritje së çmimeve … dhe ne tregojmë vullnetin tonë për të vazhduar me planin tonë të lojës,” tha ai.

“Ne do të dalim fitimtarë nga kjo luftë e pavarësisë ekonomike me ndihmën e Zotit dhe popullit tonë.”

Lira ka humbur më shumë se 40 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit dhe norma vjetore e inflacionit ka arritur gati 20 për qind — duke katërfishuar objektivin e qeverisë turke.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota