E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Erdogan dëshiron të përmirësojë raportet me BE-në

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, tha të martën se ai dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe shpreson se edhe BE-ja e ka të njëjtin vullnet.

Komentet e Erdogan pasojnë një vit tensionesh me BE-në, që përfshijnë politikën e jashtme më këmbëngulëse të Turqisë në Mesdheun lindor, si dhe tensionet në Libi dhe pjesë të Lindjes së Mesme.

Marrëdhëniet e Turqisë janë acaruar veçanërisht me Greqinë dhe fuqinë evropiane Francën.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Fotografi nga arkivi.

LEXONI EDHE KËTË:

Erdogan: Shpresojmë në përmirësimin e raporteve me SHBA-në dhe BE-në

Por, udhëheqësi turk ka zbutur retorikën e tij të ashpër dhe foli me një ton më pajtues në një takim me ambasadorët e BE-së në një kompleks presidencial në Ankara.

“Ne jemi gati t’i vendosim marrëdhëniet tona përsëri në rrugën e duhur”, u tha Erdogan ambasadorëve. Turqia dhe Greqia këtë javë ranë dakord të adresojnë mosmarrëveshjen e tyre të gjatë mbi kufijtë detarë.

Takimi mes dy vendeve pritet të mbahet më 25 janar në Stamboll. “Ne besojmë se bisedimet do të jenë paralajmërues të një epoke të re”, tha Erdogan.

Ai gjithashtu tha se ishte i hapur për marrëdhënie më të mira me Parisin, pas disa muajsh grindjeje personale me presidentin francez, Emmanuel Macron. “Ne duam të shpëtojmë nga tensionet marrëdhëniet tona me Francën”, tha Erdogan.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota