SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka bërë disa deklarata të forta gjatë takimit me përfaqësuesit politikë të serbevë në Kosovë. Gjatë fjalës së tij Vuçiç tha se Kosova po provokon Serbinë për luftë. Sipas tij qëllimi i Kosovës është që të provokojë një luftë mes Serbisë dhe NATO-s.
Lideri serb u shpreh se Prishtina zyrtare po kërkon që të paraqitet në arenën ndërkombëtare si viktimë, duke hequr një paralele me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Aleksandër Vuçiç: Qëllimi i tyre i vetëm është të kryejnë sa më shumë dhe sa më shumë provokime të forta që të mund të paraqiten si një lloj Zensky i kërcënuar dhe të na fusin në konflikt me NATO-n dhe pastaj të çlirojnë të gjithë botën nga, siç thonë ata. Shërbëtorët rusë. Ky është i gjithë kuptimi i gjithçkaje që ata bëjnë.



