E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

E FORTË/ Vuçiç: Kosova do jetë Serbi deri në fund të mandatit tim

SERBI– “Kosova do të qëndrojë në Serbi deri në fund të mandatit tim”, kjo është deklarata e fortë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste. Po ashtu, ai tha se vendi i tij do të zbatojë një pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Aleksandër Vuçiç: Kosova me gjasë do të qëndrojë në Serbi gjatë mandatit tim dhe pas kësaj është çështje e dikujt tjetër. Mendoj se do të duhet të vuajmë shumë, sidomos njerëzit tanë në Kosovë.

Vuçiç tha se vendi i tij do të zbatojë disa pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por jo të tjera për të cilat specifikon se ua ka thënë edhe politikanëve të BE.

Aleksandër Vuçiç: Ua kam thënë qartë se cilat gjëra nuk do i pranojmë. Të gjithë ata. Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Anthony Blinken, përballë tyre. Dhe çfarë mund të thonë ata për këtë? Ata më shohin që jam i vendosur.

Gjatë intervistes presidenti serb tha se lidershipi shqiptar po tregohet i dobët.

Aleksandër Vuçiç: Propozimi ka një aspekt pozitiv dhe lidershipi i shqiptarëve të Kosovës nuk po i jep shumë peshë. Është se ne jetojmë në paqe pranë njëri-tjetrit. Mos harroni se kur nënshkruam marrëveshjen e asociimit dhe aderimit, deri në marrjen e kandidaturës në BE dhe kapitullin 35, dihej se duhej të vinte e ashtuquajtura marrëveshje ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Gjermanët komentuan se ishte një njohje, edhe amerikanët, dhe tani të dy kanë hequr dorë nga ai term. Ky është një lajm i mirë, por ky është i gjithë lajmi i mirë/Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota