Të nderuar miq, shokë, klient, bashkëpunëtorë.
Sot pas rreth një muaji punë e angazhim të palodhshëm e plot vullnet po i japim fund renovimit dhe vënies në funksion të një zinxhiri të bizneseve në qytetin tonë në Guci.
Firma jonë DT-Group po e jetëson një projekt besoj te shumëpritur nga të gjithë ne, një model ndryshe i blerjes dhe ofrimit te sherbimit.
Ne jemi një ekip i pergatitur për të permbushur shijet dhe kerkesat tuaja në treg e per këtë në zemer të qytetit të Gucisë po hapim METRO marketin , METRO caffee bar dhe METRO hotel.
Misioni ynë është që konsumatorët tanë te dalin gjithmonë të kënaqur me oferten dhe sherbimet tona duke ju ofruar gamë të gjerë të produkteve të llojeve te ndryshme me çmime promovuese me oferta e aksione ditore javore e mujore, gamë të gjerë të produkteve me çmime të pershtatshme për të gjithë.



