E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dialogu Prishtinë-Beograd fillon më 12 Korrik në Bruksel

Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) njoftoi se takimi i parë pas një kohe të gjatë i Procesit të Dialogut Prishtinë-Kosovë që parasheh normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do të mbahet më 12 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, në konferencën ditore për media, njoftoi se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç më 12 korrik do të takohen në Bruksel në mikpritjen e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.

Ai rikujtoi se dialogu nuk mbahet që nga nëntor i vitit 2018, duke theksuar se në mbledhje do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, ku do të trajtohen marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Më 19 prill 2013, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb Ivica Daçiç, në Bruksel nënshkruan Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve mes dy vendeve, e cila nga komuniteti ndërkombëtar ishte përshkruar si “historike”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota