Deputetët e LSDM-së, VMRO-së, Levicës dhe BDI-së kanë miratuar vendimin për anulimin e regjistrimit për më 5 shtator, ndërsa vetëm deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa votuan kundër, përcjell SHENJA. Votimit i parapriu një diskutim maratonik ku deputetët e opozitës shqiptare gjatë katër orëve i ftuan kolegët e tyre nga BDI që të ndërrojnë mendje dhe të mos mbështesin ndërprerjen e regjistrimit. Sipas kordinatorit të ASH-AAA, Skender Rexhepi, vendimi është kundër shqiptarëve në përgjithësi dhe kundër diasporës shqiptare në veçanti. Një ditë më parë shumica e njëjtë hodhi edhe 200 amendamentet me të cilat opozita shqiptare tentoi të pengojë anulimin e regjistrimit. /SHENJA/
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



