E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Delegacion nga Gjermania, nga Nëndega e NRW, pjesë e inaugurimit të Shtatores e Sheshit të kolonelit hero Ahmet Krasniqi në Vushtri

Nga Hilmi GASHI – Gjermani

Qyteti i Vushtrrisë, ish–Vicianumi i vjetër, të hënën e 21 shtatorit 2020, priti ballëhapur e me nderime të larta shtetërore, strategun trim, Komandantin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FARK), ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, publicistine studiuesin, kolonelin martir Ahmet Krasniqi – “Hero i Kosovës”, teksa erdhi në shtatore – i derdhur në bronz, duke u vendosur ceremonialisht e përgjithmonë në sheshin me emrin e tij, duke ia shtuar bukurinë e madhështinë qytetit të tij të lindjes.

Në këtë ceremoni solemne, në zbulimin e shtatores së heroit dhe inaugurimin e sheshit, morën pjesë e folën figura të larta shtetërore të Kosovës, si kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani; kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni; kryetari i komunës Vushtrri, Xhafer Tahiri, duke vlerësuar lart jetën e veprën e kolonel Ahmet Krasniqit, të parit ministër të Mbrojtjes dhe Hero i Luftës së Kosovës.

Gjithashtu, nderonin me praninë e tyre dhe ministra të Qeverisë Hoti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, gjeneralë e kuadro të FSK-së, veteranë të Luftës së Kosovës, qytetarë të Vushtrisë e të ftuar të tjerë nga Kosova e Diaspora.

Në këtë eveniment historik, përkujtimor e solemn në Vushtrri, në shenjë respekti për veprën e sakrificat e kolonel Ahmet Krasniqit për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, mori pjesë protokollare ceremonial e bëri homazhe duke vendos kurorë me lule e mbishkrimin përkatës, edhe një delegacion nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nëndega e NRË –së, në Gjermani.

Delegacioni i LDK nga Diaspora, nga Nëndega e NRW në Gjermani, gjen rastin të faleminderojnë dhe promotorin kryesor, ministrin e përkushtuar Armend Zemaj, si dhe të palodhurin organizator, kryetarin e komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahirin, të cilët realitetuan vendosjen përuruese të Shtatores dhe inaugurimin e Sheshit me emrin e kolonel Ahmet Krasniqit – “Hero i Kosovës”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota