E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

CIA, dokument: Në Kosovë nuk ka turq, ata i krijojë Serbia për të zhdukur identitetin shqiptar

Nga Dionis Xhafa

Në dokumentin e CIA-së të vitit 1951 tregon politikën e poshtër serbo-komuniste kundër identiteti kombëtar shqiptar, duke tentuar më çdo kusht për të zbehur ndjenjat kombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, shkruan fmimages.net

Dokumenti i CIA-s

Autoritetet jugosllave shfrytëzuan injorancën e popullatës së shqiptarëve  me pretekstin se ata ishin turq për shkak të besimit të tyre mysliman, mohuan pastaj të drejtën për të folur gjuhën e tyre dhe u përpoqën të zhduknin traditat e tyre dhe ndjenjat patriotike dhe kombëtare. Dokumenti thotë së në Kosovë, nuk ka pasur kurrë turq, por familje shqiptare që flisnin turqishten. Dhe pushteti serbo-komunist kishte dhënë privilegje për familjet shqiptare që dërgonin fëmijët e tyre në shkollat turke. Ata shkuan aq larg sa nxiten edhe përçarje mes shqiptarëve mysliman dhe shqiptarëve katolik.

Familje të shumta shqiptare që jetojnë në Prizren, Prishtinë dhe Pejë e flasin turqishten po aq rrjedhshëm sa edhe shqipen. Si rezultat, ekziston një përpjekje nga ana e serbëve për të thënë se ata që flasin gjuhën turke kanë origjinë turke dhe prandaj duhet të arsimohen në atë gjuhë. Ata përfitojnë nga ndjenja e thellë fetare në mesin e popullsisë së asaj zone për të dekurajuar miqësinë që myslimanët kosovarë kanë me katolikët e asaj zone dhe që ata thonë se nuk tolerohet nga feja myslimane. Prandaj, sipas tyre, shqiptarët kosovarë që e vazhdojnë këtë miqësi duhet të konsiderohen katolikë dhe rrjedhimisht përse të mos shkojnë në Romë?

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota