E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Bie “peshku i madh”, Gruevski dënohet me 2 vite burg

Gjykata Themelore Shkupit në ditën e sotme, më 23 maj 2018, në seancën përfundimtare për rastin “Tanku”, shpalli fajtor Ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe shqiptoi dënim me burg prej 2 viteve, raporton Zhurnal.  I akuzuari tjetër Gjoka Popovski u dënua me 6 vjet e gjysëm burg.

Ish kryeministri Gruevski nuk ishte prezent në seancën e sotme përfundimtare për rastin “Tanku” ku edhe iu shqiptua dënimi.

Aktgjykimin e publikoi gjykatësja Dobrilla Kaçarska e cila pranoi kërkesën e PSP-së për dënim me burg për ish-kryeministrin Gruevski.

Mes tjerave, Kaçerska para gazetarëve por pa praninë e Gruevskit sqaroi disa dëshmi dhe veprën e Gruevskit e emërtoi si “vepër serioze”. Ajo shtoi se kundër Gruevskit janë ngirtur gjithësej pesë aktakuza.

Gjoko Popovski sipas Gjykatës ka keqpërdorur pozitën e punës dhe me veprat që i ka bërë, plotëson kushtet për aktakuzën që është ngritur kundër tij. Popovski pa dyshim ka qenë fytyra përgjegjëse që ka qenë ndërmjetësues në blerjen e Mercedesit, tha Kacarska.

Veprat e Gruevskiut poashtu plotësojnë elemtentet për pranimin e shpërblimit dhe plotësojnë elementet e aktakuzës kundër tij. Në këtë rast nuk ka dyshim se ka keqpërdorur pozitën e tij si kryeministër për të blerë Mercedesin, vlerëson gjykatësja.

Askush nuk duhet ti nënvlerësoj dhe nënçmoj qytetarët e Maqedonisë në mënyrë siç e ka bërë Gruevski i cili sipas gjykatëses ka bërë gjithçka të mundur dhe kundër ligjeve për të blerë Mercedesin. Ai madje ka shkuar një hap më tej duke aktruar se ai përdor makinën e vjetër që tek populli të fitoj pikë politike për zgjedhjet lokale.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota