E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Besa Tafilaj Pinchotti, Drejtore Ekzekutive e NMFA, e ftuar në Shtëpinë e Bardhë

Shtëpia e Bardhë në Washington, në ditën e 4 korrikut, në Festën e 246 Vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte ftuar speciale edhe shqiptaro-amerikanen e njohur, Besa Tafilaj Pinchatti, Drejtoreshë Ekzekutive e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association), e shoqëruar me dy nga tre fëmijët e saj: vajza Zana e djali Loriku.

Besa Tafilaj është vajza e veprimtarit, filantropistit e botuesit të njohur shqiptaro-amerikan, Ramiz Tafilaj, i cili kohët e fundit u vlerësua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me dekoratën e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” (New York, 12 qershor 2022), i dekoruar nga Presidenti Amerikan Donald Tramp me Çmimin “Për arritje jetësore” (2019); mban titullin “Qytetar Nderi” i Vushtrisë dhe Çelësin e këtij qyteti të Kosovës (2021), Çmimin e lartë “Mark Krasniqi” (në Plavë-Guci, Mali i Zi, 1 gusht 2021), etj.

Besa Tafilaj ka lind dhe është rritë në Houston të Teksasit, krye studimet e larta për gazetari e biznes në Universitetin e Teksasit, ndërsa magjistraturën në University of North Carolina. Në CV-në e saj ka shënuar një karierë të suksesshme si gazetare e prezantuese (folëse) televizive, si në rrjetin televiziv amerikan ABC etj., e, siç e thotë veprimtari i shquar shqiptaro-amerikan, Faton Bislimi: “duke qenë edhe autore e disa raportimeve ekskluzive për Luftën në Kosovë në TV-të amerikane”. Besa është e martuar me David J. Jr. Pinchotti, një oficer i Marine Corps të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë tre fëmijë me emra tipik shqiptarë: Lira, Zana, Lorik, të cilët gëzojnë dhe përkujdesjen e nënës së saj, gjyshe Diana Tafilaj.

Veprimtarja elitare Besa Tafilaj në më shumë se një dekadë kohore ka qënë Drejtoreshë për Avancim në NMFA, e cilësuar si organizata ma e çmuar e familjeve të pjestarëve të forcave të armatosura të SHBA (e themeluar në vitin 1969), organizatë me respekt të jashtëzakonshëm e vlerësime të larta në popullin amerikan, në institucionet shtetërore amerikane në WashingtonD.C. dhe kudo tjetër në Amerikën kontinentale e ishullore, si dhe në seli diplomatike amerikane, në institucione e shoqëri civile amerikane kudo në botë.

Besa Tafilaj, e zgjedhur kohët e fundit Drejtore Ekzekutive(CEO) e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association) është mirëpritur lartësisht nga Presidenti Amerikan, Joe Biden, para një muaji, në maj 2022,  e shoqëruar dhe me jehonë mediatike në SHBA dhe në shtete e treva shqiptare në Ballkan, edhe në rrjete sociale.

Prania elitare e Besa Tafilaj Pinchotti, në veprimtarinë solemne e festive të 246-Vjetorit të Pavarësisë së SHBA, në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, me dy fëmijët e saj, është nderim për dy mbiemrat e saj shqiptaro-amerikan, edhe për të gjitha Familjet e Ushtarakëve në SHBA, edhe për Komunitetin Shqiptar në SHBA dhe për shqiptarët në Ballkan e kudo tjetër në botën e kohën e sotme.

Njohja e miqësia e mirë në mes familjes Tafilaj e Biden ka nisur që në vitin 1986, në ma shumë se tre dekada, kur Biden ishte senator i Senatit të SHBA, duke vazhdimue në interes të Amerikës e Kombit Shqiptar, ndër breza, nga Ramiz Tafilaj e deri tek vajza e tij, Besa Tafilaj Pinchotti me familjen e saj, me fëmijët e saj.

Besa Tafilaj Pinchotti, Drejtore Ekzekutive e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National MilitaryFamily Association), e cila ka qënë  e pranishme dhe në faqet e “Gazeta e Alpeve” (media panshqiptare e ndërballkanike), është e Ftuar Nderi në “Kuvendi Kombëtar i Alpeve”, në Vermosh të Malësisë së Madhe të Qarkut të Shkodrës, me 31 korrik 2022 dhe në “Takimi i Tretë i Plavë-Gucisë”, në shtëpinë e kulturës në Vuthaj, Plavë-Guci, Mali i Zi, më 1 gusht 2022, ku do të ketë një Përshendetje të veçantë dhe do të vlerësohet me Mirënjohje (Çmim) të lartë për veprimtarinë e saj.

Ramiz LUSHAJ

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota