E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Berlusconi dhuron 10 milionë Euro për rajonin e Lombardisë

Ish-Kryeministri i Italisë dhe kryetari i partisë “Forza Italia” ka vendosur të dhurojë 10 milionë Euro për rajonin e Lombardisë, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi në shtetin fqinj.

Në një postim në Twitter, Berlusconi bëri me dije se shuma do të ofrohet në formë donacioni për të kontribuuar në ndërtimin e një pavioni të kujdesit intensiv.

Ish-Kryeministri italian ka falenderuar mjekët dhe infermierët për punën e tyre heroike në vijë e parë të frontit për të luftuar koronavirusin.

Një falënderim Berlusconi e bëri edhe për drejtuesit e kamionëve të cilët shpërndajnë produktet ushqimore në të gjithë vendin.

Italia është shteti më numrin më të madh të viktimave në Europë për shkak të koronavirusit COVID-19, me mbi 2000 të vdekur.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota