E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Bekim Haxhiu: 80% e atyre që nënshkruan kërkesën për debat kanë nga 2-3 pasaporta

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, tha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës se mund të konstatojë se 80% e atyre që kanë parashtruar kërkesën për debatin e sontëm parlamentar i kanë nga dy a tri pasaporta dhe se ata nuk e kanë hallin që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm.

Bekim Haxhiu tha se për mosliberalizimin e vizave determinuese janë edhe rrethanat në Europë.

Ai theksoi se këto rrethana tre vite më parë ishin në favor të Kosovës.

“Edhe disa nga deputetët e LDK’së që nuk e dëgjuan Isa Mustafën por Ramus Haradinajn, mos harroni që kjo na pamundësoi që të plotësojmë kriterin për liberalizim vizave”, tha ai.

Sipas Haxhiut, ky debat po bëhet nga disa me synimin për të shkuar në zgjedhje.

Në Kuvendin e Kosovës po debatohet rreth dështimit të liberalizimit të vizave.

Partitë opozitare i bënë thirrje pozitës të marrë përgjegjësitë për dështimin me liberalizimin dhe Interpolin.

Partitë opozitare, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme pas dështimit për liberalizimin e vizave.

Komisioneri i BE’së për Zgjerim, Johannes Hahn, tha dje në Prishtinë se qytetarëve të Kosovës mund t’u hiqen vizat në vitin 2020

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota