E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE paralajmëron Kosovën dhe Serbinë për Jeruzalemin

Bashkimi Evropian paralajmëroi Serbinë dhe Kosovën se zhvendosja e ambasadave të tyre në Jeruzalem rrezikon anëtarësimin në BE.

Bashkimi Evropian paralajmëroi Serbinë dhe Kosovën të hënën se mund të minojnë shpresat e tyre të anëtarësimit në BE duke i zhvendosur ambasadat e tyre të Izraelit në Jeruzalem.

“Nuk ka asnjë shtet anëtar të BE me një ambasadë në Jeruzalem,” tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano. “Çdo hap diplomatik që mund të vërë në pikëpyetje pozicionin e përbashkët të BE për Jeruzalemin është një shqetësim serioz.”

Kryeministri Avdullah Hoti që po zhvillon një raund të ri bisedimesh në Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, tha se BE qe njoftuar që më parë vetëm në lidhje me aspektet ekonomike të takimit në Shtëpinë e Bardhë, jo për lëvizjet rreth Jeruzalemit.

Ndërkohë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u përpoq në një telefonatë me Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, të qetësojë frikën në lidhje me vendimin për njohjen e Izraelit të shprehur nga Turqia dhe grupi i vendeve të Lidhjes Arabe.

“Një njohje e tillë nuk do të shkelë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik, miqësor dhe vëllazëror me Turqinë” tha Thaçi pas bisedës.

Në një lëvizje të papritur javën e kaluar, Presidenti i SHBA Donald Trump tha se Serbia dhe Kosova kishin rënë dakord për të normalizuar lidhjet ekonomike si pjesë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA. Kjo përfshin zhvendosjen nga Beogradi të ambasadës së tij në Jeruzalem dhe njohjen diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës.

Presidenti i SHBA Trump deklaroi në Uashington se Serbia është zotuar të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem këtë muaj dhe se do ta zhvendosë ambasadën e saj atje.

Administrata Trump e njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit në fund të vitit 2017 dhe zhvendosi ambasadën e SHBA atje në maj 2018.

aud (ap,afp)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota